Kampionia vjeshtore e Kosovës në futboll, Drita do të filloj fazën përgatitore për sezonin pranveror.
Gjilanasit do të udhëtojnë për në Turqi të vazhdojnë përgatitjet për një sezon sa ma të mirë, ku i presin sfida të rëndësishme duke ditur se janë në luftë për dy trofetë, shkruan Arbresh.info.
Udhëtimin për në Antalya të Turqisë ata do ta bëjnë sot, ka njoftuar Drita në rrjetin social Facebook.
Gjatë qëndrimit katërmbëdhjetë ditorë në tokën turke janë planifikuar edhe pesë ndeshje kontrolluese.
Kundërshtari i parë i Dritës do të jetë Jetisy me 18 janar. Katër ditë më vonë do të ndeshen me Arkadag FK. Një ditë më vonë takohen me Iberia 1999.
Ndeshjet kontrolluese vazhdojnë edhe me 25 dhe 27 janar me dy kundërshtarë të ndryshëm si Chernomorets dhe Kispest Honved FC./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë