Futbollisti i njohur me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri është bërë aksionar i klubit zvicëran të futbollit, Rapperswil-Jona.
Njoftimi u bë nga vet ai, me anë të një shkrimi në Instagram.
“Kam vendosur t’i bashkohem FCRJ-së, dua të përgatitem për rrugën time pas karrierës. Kjo përfshin njohjen e strukturave të një klubi. Për mua, FCRJ është klubi ideal për këtë. Është një klub i madh, ka një stadium të bukur dhe një traditë të gjatë.” tha ai.
Shaqiri në karrierën e tij ka luajtur për shumë skuadra të njohura si: Basel, Bayern Munchen, Inter, Stoke City, Liverpool, Chicago Fire, si dhe për kombëtaren e Zvicrës.
Së fundmi, “Shaqa” u kthye tek klubi i tij i fëmijërisë ku po shkëlqen me formën e tij.
View this post on Instagram
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga