Një shtetas i Shqipërisë është plagosur sot me armë zjarri në fshatin Morinë të Gjakovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për Gjakovën.
Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesnatës ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot, një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se rreth orës 02:30 është qëlluar me armë zjarri teksa po kalonte me veturën e tij në fshatin Morinë. Viktima ka shkuar vetë për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elezaj.
Lidhur me rastin, Prokurori kujdestar është njoftuar dhe me vendim të tij është hapur rast “Vrasje në tentativë”.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Arbresh.info
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot