Bayindir hero, Man United me 10 lojtarë arrin të kalojë Arsenalin në FA Cup

19:00 | 12 Janar 2025
D.H

Manchester United është kualifikuar në raundin e ardhshëm të FA Cup, pasi kanë mposhtur Arsenalin në ‘Emirates’ pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.

Një ndeshje që prodhoi gjithçka brenda pjesës së dytë me dy gola, një penallti e një karton të kuq.

“Djajtë e kuq” e nisën më mirë me golin e Fernandes. Mirëpo pas nëntë minutash, fati nuk i buzqëshi Unitedit, ku mbeti me 10 lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të Dalotit.

Dy minuta pas përjashtimit të Dalot, Gabriel i Arsenalit barazoi takimin.

Arsenali pati mundësi të shënoj gol në minutën e 72-të, mirëpo nga penalltia gaboi Odegaard.

“Topçinjtë” patën edhe dy mundësi të mira por që Bayindir bëri dy pritje të shkëlqyera.

Performanca e Bayindir vazhdoi edhe në vazhdime por edhe në penallti, ku priti atë të Kai Havertzit.

Në penallti më të saktë ishin skuadra e Manchester United të cilët fituan me rezultat 5-3  duke avancuar kështu në raundin tjetër të FA Cup./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale