Bytyqi: Mosaktivizimi im tek Olympiacosi ka qenë për shkak të kombësisë time

15:54 | 12 Janar 2025
D.H

Zymer Bytyqi ka folur së fundmi për avneturën e tij tek klubi grek, Olympiacos.

Futbollisti i Kosovës ka qenë pjesë e këtij klubi nga janari i vitit 2023 deri në fund të atij sezoni, shkruan Arbresh.info.

Me këtë klub, Bytyqi pati eksperiencën më të keqe si futbollist dhe këtë e tregoi edhe në një intervistë për ATV në emisionin A-Play.

Ai ka thënë se tek klubi grek nuk mori minuta për shkak të kombësisë së tij.

“Kam qenë i befasuar për të keq me eksperiencën në Olympiacos dhe me sjelljen e klubit. Mosaktivizimi im nuk ka pasur lidhje me aspektin futbollistik, ka qenë 100% për shkak të kombësisë time. James Rodriguez një lojtar i kalibrit botëror ishte i befasuar se si unë nuk kisha hapësirë te Olympiacosi”, tha Bytyqi.

Bytyqi me Olympiacosin ka luajtur vetëm tri ndeshje për aq sa ka qenë pjesë e këtij klubi. Tashmë ylli dardan po aktivizohet me CSKA Sofia ku ka bashkëlojtarë edhe Lumbardh Dellovën./Arbresh.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale