Tashmë është gjetur makina e cila pasditen e sotme ran ë lumin Vardar, më saktësisht në rrugën Rashçe-Saraj.
Sipas raportimeve të deritanishme, bëhet e ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit. Alsat mëson gjithashtu se pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka flturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.
Tashmë edhe MPB, ka dalë me një komunikatë për media, ku thuhet se aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq thonë se ende nuk ka informacione zyrtare se sa persona ishin në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar.
Nga MPB thonë se në aksionin në Rashçe janë angazhuar edhe pjesëtarët e njësitit “Tigrat”.
Alsat, po qëndron në vendin e ngjarjes dhe do sjellë informacione të detajuara në lodhje me rastin.
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...