Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka thënë se sfida e parë e madhe për këtë vit është se si të dalë vendi nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohet me partnerët strategjikë, posaçërisht ShBA-së.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se sfidë tjetër është edhe furnizimi me energji elektrik në të gjithë vendin.
“Sfida e parë e madhe është se si të dalim nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohemi me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA. Kosova e ka jetike anëtarësimin direkt në NATO. Një tjetër sfidë do të jetë rritja e minimumit jetësor, ku nuk mund të këtë pagë mesatare nën 1 mijë e pension nën 500 euro. Apo mbështetja e ekonomive familjare, bizeseve të vogla e deri tek ato të mëdha”.
“Është e domosdoshme ta ndalim gjakderdhjen financiare të realizuar përmes sistemit të tenderëve njëburimor. Lista e punëve që duhet t’i kryejmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim”, ka thënë Haradinaj.
Ndër tjera, ai ka kritikuar edhe kryeministrin aktual Albin Kurti, për mosdhënie të deklaratës në prokurori pas ftesës që kishte marrë ditë më parë në rolin e dëshmitarit.
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...