Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 791 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 4 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 62 aksidente prej të cilave 19 kanë qenë me lëndime, 27 me të lënduar dhe 43 me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...