Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Sipas njoftimit, të njëjtit ai i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, shrkuan Arbresh.info.
E gjithë kjo, sipas policisë, ndodhi gjatë intervenimit të njësisë policore në një rrahje mes katër personave.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Dardani, Ferizaj / 21.12.2024 – 04:00. Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të polcisë./Arbresh.info/
Diell, shi e rrufe/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ard...
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...