Këngëtarja legjendare e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do të jetë pjesë e natës së tretë të Festivalit të 63-të në RTSH, e njohur si “Nata e Nostalgjisë”. Festivali transmetohet edhe në RTK4.
Mediat në Shqipëri raportojnë se ajo do të shfaqet përmes një lidhjeje speciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke emocionuar publikun shqiptar me prezencën e saj pas shumë vitesh.
Parashqevi Simaku është një ndër figurat më të dashura të muzikës shqiptare, e cila ka shkruar historinë e saj si në muzikën e lehtë ashtu edhe në atë qytetare. Ajo ka fituar dy herë çmimin e parë në Festivalet e Muzikës së RTSH-së: në vitin 1985 me këngën “Në moshën e rinisë” dhe në vitin 1988 me këngën “E duam lumturinë”.
E lindur në Kavajë më 1966 dhe e rritur në Durrës, Simaku u bë shpejt një ndër artistet më të njohura të viteve ’80. Pas largimit nga Shqipëria në vitin 1991, ajo u vendos në SHBA, ku vijon të jetojë dhe të frymëzojë breza të tërë me muzikën e saj.
Sonte, rikthimi i saj në Festivalin e Këngës pritet të jetë një moment i veçantë për të gjithë nostalgjikët e artit shqiptar.
Festivali i Këngës transmetohet live edhe në RTK4
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...