Policia ka raportuar se pesë zyrtarë policorë janë lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Varage, në komunën e Zveqanit.
Aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit mbi automjetin, i cili po drejtohej nga një drejtues i automjetit të Policisë së Kosovës (PK).
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Varage, Zveqan 20.12.2024-07:30. Drejtuesi i automjetit duke drejtuar automjetin e PK-së, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka shkaktuar vetë-aksident trafiku. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë zyrtarë policorë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë