Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit. Delegacioni udhëhiqej nga Eyal Waldman, Drejtues i Waldo Holdings, njëherësh Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.
Sipas njoftimit, Kurti i njoftoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik dhe demokratik krahas stabilitetit institucional që vendi ka shënuar në katër vitet e fundit, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja.
Kryeministri veçoi planet dhe investimet që vendi po bën në infrastrukturë, me theks në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, ku pas ankandit të suksesshëm me energji solare, dje u hap ankandi i ri për energji të erës me kapacitet 100MW./Arbresh.info/
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...