Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Gunjës, në hyrje të Kroacisë nga Bosnja dhe Hercegovina, ku një burrë 65-vjeçar, shtetas austriak, u përpoq të kalonte kufirin me një grua të vdekur në pasagjerin e makinës së tij.
Sipas autoriteteve policore, gjatë kontrollit të kufirit, policët vënë re se gruaja (83 vjeç) e ulur në ulësen e pasagjerit ishte e palëvizshme dhe e papërgjegjshme.
“Policët dyshuan menjëherë kur vërejtën se gruaja në pasagjerin e makinë ishte e palëvizshme dhe nuk ishte në gjendje të komunikonte. Kur ata e pyetën shoferin se çfarë ndodhte me të, ai u përgjigj se ajo po flinte, por dyshimet mbetën të forta,” tha një përfaqësues i policisë në Vukovar, raporton media kroate nacional.hr.
Policët, pasi nuk e besuan shpjegimin e shoferit, thirrën një mjek ligjor, i cili konfirmoi se gruaja kishte vdekur prej disa kohësh. “Kërkova që të thirrej mjeku ligjor për të verifikuar situatën, dhe ai e konfirmoi se gruaja ishte e vdekur,” tha një tjetër oficer i policisë kufitare. Pas hetimeve të mëtejshme, u zbulua se gruaja kishte vdekur natyrshëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por shoferi kishte vendosur ta transportonte trupin e saj në Austri për të shmangur formalitetet ligjore të transportit të trupave të pajetë. Trupi u mor nga një shërbim mortor i autorizuar në Kroaci.
“Ky është një rast i pazakontë dhe tregon nevojën për vëmendje të madhe gjatë kalimit të kufirit. Shoferi u akuzua për shkeljen e nderit të të vdekurve dhe, pas përfundimit të hetimeve, ai u dërgua në paraburgim,” tha zëdhënësi i policisë kroate.
Akti është dërguar për shqyrtim te Prokuroria e Shtetit për masa të mëtejshme. Autoritetet njoftuan se burri dhe gruaja nuk kishin lidhje familjare, por ai ishte kujdestar i saj dhe e kishte çuar me vete në një udhëtim në Bosnjë, ku ajo ka vdekur nga një sëmundje natyrale./rtk
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...