Milan ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Genoas në kuadër të javës së 16-të në Serie A.
Në pjesën e parë pati një dominim total të ‘Rossonerëve’, por ata shpërdoruan një mori rastesh duke mos arritur ta gjejnë golin e avantazhit.
I pari që rrezikoi për vendasit ishte Emerson Royal të cilit iu mohua goli nga portieri mysafir Nicola Leali.
Golit iu afrua edhe Tammy Abraham i cili në minutën e 13-të bëri një gjuajtje të rrezikshme e cila përfundoi afër shtyllës së majtë.
Shumë afër golit ishte edhe Alvaro Morata i cili në minutën e 79-të ishte i pafat pasi gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.
Pas këtij barazimi Milani shkon në kuotën e 23 pikëve të grumbulluara dhe mban pozitën e tetë në tabelë.
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...