Dy shqiptarët e Sparta Prahas, Albion Rrahmani e Qazim Laçi, kanë qenë protagonist sot në fitoren e skuadrës së tyre ndaj Jablonecit, me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 19-të në elitën çeke.
Albion Rrahmani realizoi golin e barazimit pas asistimit nga Laçi në minutën e 51-të, shkruan Arbresh.info.
Teksa, futbollisti i kombëtares shqiptare ishte protagonist edhe tek goli i dytë ku asistoi për Olatunjin.
Golin e vetëm për Jablonecin e realizoi Chanturishvili në minutën e 34-të.
Ky gol ishte i katërti në kampionat për sulmuesin dardan, Albion Rrahmani i cilia ka edhe dy asistime.
Ndërsa me këto dy asistime, Qazim Laçi shkon në kuotën e katër sosh këtë sezon.
Sparta me këto tri pikë tashmë është e treta në tabelë me 37 gjithsej./Arbresh.info
????????? ? #acsparta pic.twitter.com/4jCa2IzB2w
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) December 15, 2024
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan