Ministria e Jashtme e Francës ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në veri të Kosovës, ku u dëmtua infrastruktura kritike e vendit.
Përmes një njoftimi në faqen e kësaj ministrie, thuhet se Franca shpreh solidaritet me Kosovën, ndërsa shpreh edhe gatishmëri për të ofruar ndihmë, transmeton Klankosova.tv.
“Franca dënon sulmin në një infrastrukturë kritike në Kosovë që ndodhi të premten në mbrëmje. Ky sulm mund të kishte pasoja të konsiderueshme, veçanërisht në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Franca kërkon që të hidhet dritë mbi këtë sulm e autorët e aktit të dalin para drejtësisë.
“Franca mirëpret reagimin e shpejtë dhe efektiv të KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe koordinimin e mirë ndërmjet këtyre misioneve ndërkombëtare dhe Kosovës”.
Gjatë ditës, këtë akt kriminal e ka dënuar edhe ambasada e Francës në Kosovë.
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...