Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj për fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.
MEPJ e ka cilëson këtë veprim si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.
Sipas Ministrisë, pasivizimi i adresave nuk është thjesht një çështje ligjore, por ka pasoja të drejtpërdrejta për jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke i privuar ata nga shërbime bazë dhe duke kufizuar ushtrimin e të drejtave të tyre themelore. Ky veprim, theksohet në reagimin e Ministrisë, dëmton barazinë dhe drejtësinë për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, duke krijuar një mjedis diskriminues për ta.
Ministria ka njoftuar se ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun e saj me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të këtij rajoni.
/rtsh.al/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...