Organizata e Gjyqtarëve të Premier League (PGMOL) ka dhuruar një përditësim për gjyqtarin David Coote pasi bën të ditur gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e këtij vikendi në elitën e futbollit anglez.
Javën e kaluar, PGMOL nisi një hetim për një video të shpërndarë në rrjetet sociale, aty ku shihej gjyqtari Coote duke përdorur një fjalor banal ndaj Liverpoolit dhe Jurgen Kloppit.
Coote më pas ishte suspenduar nga PGMOL përmes një njoftimi zyrtar të cilin e kishin publikuar në rrjetet sociale.
“David Coote është suspenduar me efekt të menjëhershëm deri në përfundimin e një hetimi të plotë”.
“PGMOL nuk do të bëjë ndonjë koment shtesë deri sa të përfundojë ky proces”, thuhej në njoftimin e tyre.
Të martën, pak ditë para rikthimit në aksion të Ligës Premier, është konfirmuar se Coote nuk do të ndajë drejtësinë në ndonjërën prej këtyre ndeshjeve, teksa mbetet ende i suspenduar mes hetimeve të vazhdueshme që po kryhen ndaj tij.
Sam Barrot është emëruar si gjyqtari kryesor për ndeshjen që Liverpooli do të luajë në udhëtim ndaj Southamptonit në ‘St. Mary’s Stadium’.
Në ndërkohë, John Brooks do të jetë gjyqtari i ndeshjes më të madhe të vikendit, asaj mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit që do të luhet në ‘Etihad Stadium’.
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...