Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim deputeten e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci thotë se kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e rajon, por edhe atë në Suedi.
“Sot prita në Ministrinë e Mbrojtjes deputeten e Parlamentit të Suedisë, znj. Helena Bouveng, e shoqëruar nga Ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund. Bashkërisht patëm rastin që të diskutojmë e shkëmbejmë informacione e vlerësime për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e rajon, por edhe atë në Suedi, veçanërisht pas anëtarësimit të këtij vendi në NATO. Gjithashtu diskutuam për luftën në Ukrainë dhe rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës. Në këtë kontekst e informova znj. Bouveng për kontributin e vendit tonë në kuadrin e mbështetjes që i ofrohet Ukrainës”, shkruan Maqedonci.
Siç potencon ministri, Bouveng ka shprehur vullnetin e saj që nga pozicioni i anëtares së komitetit të mbrojtjes së Parlamentit të Suedisë të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona./Arbresh.info/
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve