Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 230-tw ka miratuar ndarjen e 7 milionë eurove për mbështetje të Fondit për Garanci Kreditore, si pjesë e Masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se ky fond ka për qëllim të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për bizneset, duke lehtësuar qasjen e tyre në financa.
Në kuadër të këtij procesi, Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se Ministria e Financave ka sjellë propozim-vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve.
Murati sqaroi se kjo mbështetje është një hap i mëtejshëm për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e mundësive financiare për bizneset, pa pasur nevojë për hipotekë apo garanci të tjera./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër