Golden State Warriors ka mposhtur kampionin Boston Celtics në ndeshjet e natës së mbrëmshme, me rezultat 118-112.
“Luftëtarët” vazhduan formën e mirë dhe arritën fitoren e pestë radhazi këtë edicion në NBA, shkruan Arbersh.info..
Curry ishte më i dalluari në fitoren e ekipit me 27 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime, teksa lojë të mirë bën edhe Hield e Wiggins që shtuan nga 16 pikë sosh.
Ndërkohë për të shmangur humbjen e Bostonit, nuk mjaftuan paraqitjet e mira të dyshes Tatum e White.
Jayson Tatum luajti me 32 pikë kurse 26 tjera i shtoi White.
Në njërën nga ndeshjet tjera tejet interesante, Memphis Grizzlies mposhti Los Angeles Lakers me rezultat 131-114.
Jackson, Morant, Wells luajnë me nga 20 pikë për Memphiesin, kurse nuk mjaftoi paraqitja monstrueze me 39 pikë, shtatë këcime e gjashtë asistime për të shmangur humbjen e katërt këtë sezon./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë