Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e enjte do të jetë në Budapest, Hungari, me ftesë të homologut të tij, Viktor Orban.
Orban e ka ftuar kryeministrin Rama për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, krahas mbi 50 liderëve të tjerë evropianë.
Në qendër të këtij samiti, Orban ka vendosur luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.
Orban ka mbështetur publikisht paktin Rama-Meloni për kampet e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas tij, pa ngritjen e kampeve të menaxhimit të kërkesave për azil jashtë BE-së nuk mund të ndalet emigrimi i paligjshëm. Të gjitha zgjidhjet e tjera për kryeministrin hungarez janë një iluzion.
“Konfliktet dhe paqëndrueshmëria janë në rritje në Afrikë. Emigrimi i parregullt dhe instrumentalizimi i tij përbën një sfidë shtesë për Evropën. Ne do të diskutojmë mbi sfidat e sigurisë, të ndjekura nga katër sesione kryesore mbi temat e emigracionit dhe sigurisë ekonomike. Sesioni për emigracionin do të përfshijë të gjitha aspektet në luftën ndaj tij”, thuhet në ftesën e Orban drejtuar kryeministrit Rama.
Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të dhjetorit. Ky shtet luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.
/rtsh.al/
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...