Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sonte mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Pushka e parë e lirisë”, kushtuar ditëlindjes së 62-të, të Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti, e cila u mbajt në Sallën e Sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë.
“Heronjtë dhe dëshmorët u takojnë brezave dhe etapave të ndryshme historike, por ata shkojnë e përbashkohen te historia moderne e Kosovës, në kapitujt e gjatë dhe me vend qendror të rezistencës dhe qëndresës së armatosur për çlirimin e vendit”, tha kryeministri.
Ai shtoi se Zahir Pajaziti nuk është vetëm emri i një luftëtari si personalitet historik, por edhe emri i një figure, e cila përbashkohet një traditë e tërë luftëtarësh, nga Çeta e Llapit, me Hasan Ramadanin e Ali Ajetin te Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës me Bahri Fazliun e Agron Rrahmanin dhe deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Kurti tha se profili i Zahir Pajazitit përfaqëson një kapitull autentik dhe të lavdishëm në historinë e Kosovës.
“E kanë mbiquajtur “pushka e parë e lirisë” prej nga edhe titulli i këtij dokumentari, por profili prej luftëtari të paepur i Zahir Pajazitit shkon e shtrihet në një kapitull shumë kompleks, sa të rëndë aq edhe të lavdishëm, por gjithsesi tejet autentik”, deklaroi ai.
Derisa shprehu falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në krijimin e këtij dokumentari, Kurti vlerësoi që historia e këtij heroi po pasqyrohet për publikun në një trajtë të veçantë dokumentare dhe artistike./Arbresh.info/
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...