Ka reaguar Besnik Berisha, avokati i Shaban Gogajt, i cili u lirua sot nga Burgu i Dubravës e që ishte dënuar dy javë më parë për vrasjen e Agonis Tetajt.
Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt
Berisha,është shprehur edhe në llogarinë e tij në Facebook se lirimi i Gogajt është bërë me vendim të Gjykatës Supreme.
“Përgjigja është PO, Shbana Gogaj është liru dje nga Burgu i Dubravës dhe lirimi i tij është bërë me vendim të Gjykatës Supreme”.
“Ashtu siç e kam thënë ndër vite, vrasja e Agonis Tetaj ishte një fatkeqësi që goditi së paku dy familje, por u konfirmua përfundimisht se vrasja ndodhi nga pakujdesia dhe për këtë verdikt final u shpreh drejtësia”, ka shkruar tutje Berisha.
Tutje, ai tha se Shaban Gogaj është liruar nga burgu, por sipas tij, jo edhe nga dhimbja shpirtërore për humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj.
“Shaban Gogaj u lirua nga burgu por jo edhe nga dhimbja shpirterore per humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj.
Agonis Tetaj eshte i gavruar ne mendjen dhe shpirtin e Shabanit perjetesisht”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...