Ndeshja që Milani ishte paraparë ta luante në vikend në udhëtim ndaj Bolognës tashmë edhe zyrtarisht është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Mbrëmjen e djeshme u bë e ditur se ky takim nuk do të luhet sipas orarit të paraparë për shkak se u sinjalizua për një mot të rënduar me shi i cili jo vetëm se do ta pamundësonte mbarëvajtjen e ndeshjes, por do krijonte probleme edhe për trafikun dhe tifozët.
Sidoqoftë, pati disa tentime të njëpasnjëshme për të gjetur një tjetër zgjidhje dhe dukej se të gjitha palët e përfshira ishin në favor të kësaj ideje, ose potencialisht që ndeshja të luhet prapa dyerve të mbyllura.
Siç ka raportuar Antonio Vitiello, ndeshja është shtyrë për një datë tjetër e cila mund të jetë jo më larg se gjashtë muaj.

Që të dy palët, Milan dhe Serie A kanë bërë përpjekje për të ndryshuar vendin e ndeshjes dhe për shkak të kalendarit të ngarkuar të të dyja ekipeve, bëhet e vështirë që të vendoset një datë e re.
Për shkak se ndeshja është shtyrë, kjo do të thotë se Tijjani Reijnders dhe Theo Hernandez do të mungojnë në takimin ndaj Napolit.
Kjo për shkak se sipas rregullave të futbollit italian, në raste të tilla kur kemi të bëjmë me shtyrje të ndeshjeve, sa i përket suspendimeve të lojtarëve gjithmonë merret parasysh ndeshja e ardhshme./Telegrafi/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...