Donald Trump, kandidati Republikan për president, pretendoi se për herë të parë po udhëheq në sondazhe me votuesit hispanikë, duke e përshkruar rivalen e tij Kamala Harris, si të lodhur nga fushata.
“Sapo pashë një sondazh ku ne në fakt jemi duke udhëhequr me votuesit hispanikë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha Trump. Ai theksoi se, pavarësisht nga kjo, gara do të jetë e ngushtë, raporton Klan Kosova.
Ndërkohë, Kamala Harris, kandidate Demokrate për president, e ka pasur të vështirë të gjejë aktivitet elektoral. Në vend të saj, Tim Walz, kandidati për nënkryetar, u shoqërua në një eveniment nga ish-presidenti Barack Obama, i cili bëri thirrje për mobilizim. “Nuk është shaka, zgjohuni nga divani dhe votoni për Kamala Harris”, tha Obama.
Harris, në një intervistë për NBC News, theksoi se ekipi i saj është i përgatitur për një skenar ku Trumpi shpall fitore të parakohshme, duke kujtuar se ai është një person që tentoi të zhbënte zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Sondazhet e fundit të agjencisë Reuters tregojnë një epërsi të lehtë për Harris, e cila është 3 për qind përpara Trumpit, i cili aktualisht ka 43 për qind të votave në nivel kombëtar.
Pritjet për zgjedhjet e ardhshme mbeten të larta, me sfida të mëdha për të dy kandidatët.
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...