Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se dje në koordinim me Policinë e Kosovës është zbuluar një rast i kundervajtjeve doganore.
Sipas njoftimit të Doganës, pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara është kontrolluar subjekti, barnatore bujqësore në Ferizaj, shkruan Arbresh.info.
“Gjate kontrollit të subjektit janë gjetur produkte te ndryshme, pa dokumentacion përkatës, të cilat ishin me origjinë nga Serbia ku të njëjtat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.
Vlera e mallrave të sekuestruar sipas vlerës së tregut është rreth 3.500.00€, ndërsa mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore./Arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës