Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka konfirmuar vdekjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Në një mesazh drejtuar dhjetëra homologëve në mbarë botën, Katz thotë se ai u vra të enjten nga ushtarët izraelitë.
“Vrasësi masiv Yahya Sinwar, i cili është përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF-së. Kjo është një arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të keq të islamit radikal të udhëhequr nga Irani,” thotë ministri izraelit.
Katz thotë se vrasja “krijon një mundësi” për shpëtimin e pengjeve të mbetur dhe krijimin e një Gaze të lirë nga Hamasi dhe kontrolli iranian.
“Izraeli ka nevojë për mbështetjen dhe ndihmën tuaj tani më shumë se kurrë për të çuar përpara këto synime të rëndësishme së bashku,” përfundon Katz./abcnews.al

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër