Shqipëria arriti fitore historike ndaj Gjeorgjisë në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat minimal 0-1.
Pas ndeshjes mesfushori nga Kosova, Ylber Ramadani foli rreth ndeshjes ku theksoi se kjo ndeshje ka mundur të mbyllet edhe më herët.
“Kemi lënë shpirtin në fushë, nga i pari tek i fundit. Sot treguam karakter. Ishim grup i bashkuar dhe merituam rezultatin në fund. Secili është i gatshëm të jap maksimumin. Nuk ka hatërmbetje. Jemi të bashkuar dhe secili që luan synon ta tregojë veten. Sot treguam veten dhe morëm pikët.
Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët. Jemi hedhur disa herë para dhe kishim raste të mira. Kishim disa ditë të vështira, pasi jemi kritikuar shumë. Por kritikat na bënë mirë”, tha ai.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë është në “Air Albania” me 16 nëntor kundër Çekisë./Arbresh.info
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...