Një person është arrestuar në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë pasi që i njëjti dyshohet të ketë gjuajtur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas policisë, nga gjuajtjet me armë nuk ka pësuar askush lëndime, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur të dje (e dielë) rreth orës 22:15.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë kontrollimti të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur 10 gëzhoja, po ashtu pas arrestimit nga i dyshuari kanë konfiskuar një 1 armë të llojit Zoraki të kalibrit 9mm dhe 25 fishekë të kalibrit 9mm së bashku me një karikator.
“Të gjitha dëshmitë e konfiskuara do të përdorën si dëshmi për gjykatën.”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’ dhe ‘’Përdorim i armës apo mjeteve të rrezikshme’’./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...