Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor, shkruan Arbresh.info
Ndërsa janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar 102 fishek të kalibrave të ndryshëm.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 08.10.2024-12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar 102 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...