Blloku i majtë i Francës ka dështuar në përpjekjen e tij për të rrëzuar qeverinë e re të qendrës së djathtë të vendit, pasi një mocion mosbesimi ndaj kabinetit të kryeministrit, Michel Barnier nuk arriti sot shumicën në Asamblenë Kombëtare Franceze.
Vetëm 197 nga 577 deputetë votuan pro në Dhomën e Ulët të parlamentit francez.
Të majtët, komunistët, të gjelbrit dhe socialistët janë të pakënaqur me drejtimin politik të qeverisë së re dhe në mocionin e tyre të mosbesimit, ata pretenduan se përbërja e saj është e barabartë me një mohim të rezultateve të zgjedhjeve.
Në zgjedhjet parlamentare në fillim të korrikut, blloku i majtë doli si forca më e madhe, por i mungonin rreth 100 mandate për një shumicë absolute.
Ata këmbëngulën për formimin e qeverisë, por nuk propozuan koalicion me partitë e tjera dhe nuk arritën tolerimin e forcave të tjera në Asamblenë Kombëtare.
Në fakt, grupet e tjera politike kërcënuan se do të rrëzonin një qeveri të majtë.
Qeverisë së Barnierit i mungon gjithashtu një shumicë, por aktualisht tolerohet de fakto nga nacionalistët e krahut të djathtë të Marine Le Pen.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...