Microsoft, planifikon për të investuar 4.3 miliardë euro (4.8 miliardë dollarë) gjatë dy viteve të ardhshme për të forcuar Inteligjencën Artificiale (AI) dhe infrastrukturën cloud në Italinë veriore.
Microsoft tha në një deklaratë se investimi do të ishte më i madhi i kompanisë amerikane në Itali deri më tani, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai do ta bëjë rajonin në Itali Veriore një nga qendrat më të mëdha të të dhënave të Microsoft-it në Evropë, duke punuar si një qendër e të dhënave gjithashtu për Mesdheun dhe Afrikën veriore.
Kryetari i Microsoft, Brad Smith u takua me kryeministren Giorgia Meloni në Romë të mërkurën, tha zyra e kryeministrit në një shënim, duke shtuar se qeveria mirëpriti një investim që do të forconte rolin dixhital të Italisë në Mesdhe.
BlackRock dhe Microsoft njoftuan muajin e kaluar një fond me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë për të investuar në qendrat e të dhënave të fokusuara në AI, zinxhirët e furnizimit të AI dhe burimet e energjisë, duke thënë se fillimisht do të shikohej tregu i SHBA-së dhe më pas vendet partnere të SHBA-së. /Telegrafi/
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...