Policia e Kosovës raporton se njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës në Klinë e cila ishte në kërkim zyrtarë.
Sipas policisë, vetura ishte në kërkim si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.
“Klinë 25.09.2024 – 17:00. Njësia e auto-krimeve ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës e cila ishte e vendosur në kërkim ndërkombëtar në Interpol si e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ramush dhe Anita Haradinaj vizitojnë Loredana Zefin në Feriz...
Deklarata e Konjufcës për Osmanin, reagon Meliza Haradinaj
Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Shqipëria dhe Mali i Zi nxisin avancimin e projekteve ndërku...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndry...