Sot janë bërë një vit nga rënie heroike e rreshter, Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit. Për nder të heroit dhe nën patronatin e Kryeministrit, Albin Kurti po mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë akademi janë: ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ministri Elbert Krasniqi, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, ambasadori amerikan Jeffry Hovenier, ambasadori gjerman Rohde, nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, deputeti Adnan Rrustemi, deputeti Enver Dugolli, prindërit e ish policit të ndjerë, Triumf Rizës, si dhe pjesëtarë të njësiteve FIT dhe NJSO.
Ndryshe, në vit më parë, në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i udhëhequr nga ish-politikani Millan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar dhe marrë pjesë në këtë sulm. Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për veprimtari terroriste. /Arbresh.info/
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...