Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius.
Sipas këtij instituti, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Gjithashtu dhe të dielen pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, siç thuhet në njoftim, të intensitetit mesatar deri të lartë.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius”.
“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s. Sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohe”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./Arbresh.info/
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat