Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e mjeteve të pashpërthyera në rajonin e Drenicës.
Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarë amerikanë të cilët janë për mjete shpërthyese, e që janë caktuar nga Komanda Rajonale e Lindjes në KFOR.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...