Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit 2001 në ShBA.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ne 23 vjetorin e sulmeve jemi pranë miqve amerikan, pranë botës demokratike duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite.
“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Lexo edhe:
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë