Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me veturë një person i cili po drejtonte biçikletën.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Lipjan / 31.08.2024-18:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke drejtuar biçikletën. Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...