Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vitin e ardhshëm vendi i nderit në panairin më të madh në botë të turizmit “ITB Berlin”.
Kryeministri Edi Rama priti të martën në një takim CEO-n e Messe Berlin, Mario Tobias dhe drejtoreshën e ITB Berlin, Deborah Rothe.
“Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vendi i nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se ky është një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë Turistike./rtsh/
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...