Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes me Legian ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 2-0.
Ramadani përmendi dhe faktin që skuadra e tij luajti me dhjetë veta nga minuta e 30-të, duke thënë se është e vështirë veçanërisht kundër një ekipi si Legia.
Tutje, Ramadani ka thënë rezultati i sotëm nuk është i keq për Dritën, duke besuar që ndeshja kthyese do të shkojë ndryshe.
“Para së gjithash, dua t’i përgëzoj lojtarët e mi për përpjekjet që kanë bërë në ndeshje, sepse të luash me dhjetë lojtarë për 60 minuta është shumë e vështirë kundër çdo skuadre, veçanërisht ndaj Legias”
“Humbëm 2-0, por mendoj se golat e pësuar mund të ishin shmangur. Ne kemi bërë shumë përpjekje në ndeshjen ndaj Varshavës. Ky nuk është një rezultat i keq për ne. Do të bëjmë më të mirën në ndeshjen në shtëpi”.
“Do të përfitoj nga ky rast për të uruar kundërshtarët e mi për paraqitjen dhe fitoren. Mezi presim të mirëpresim Legian në Prishtinë javën e ardhshme”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes. /Telegrafi/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit