Përditësimi më i fundit mujor i Samsung ka mbërritur dhe rekomandohet për të gjithë përdoruesit, pasi sjell disa arnime thelbësore.
Kompania jugkoreane ka lëshuar përditësimin e sigurisë së gushtit, i cili rregullon dy dobësi kritike të sigurisë që janë shfrytëzuar sipas Google, transmeton Telegrafi.
Përditësimi u lëshua për herë të parë në SHBA, ku shfaqja e këtyre dobësive çoi në dërgimin e paralajmërimeve formale nga agjencia e sigurisë kibernetike CISA.
Mandati zyrtar për të gjithë punonjësit federalë është që ose të përditësojnë pajisjet e tyre brenda 21 ditëve nga lëshimi i paralajmërimit, ose të ndalojnë përdorimin e telefonave të tyre.
Javën e kaluar, Samsung lëshoi një përditësim sigurie për Galaxy Z Flip 5 dhe Galaxy Z Fold 5 në Shtetet e Bashkuara, dhe tani po bën të njëjtën gjë për më shumë vende të botës.
Tregjet në listë përfshijnë Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore dhe Jugore, si dhe Zelandën e Re, Afrikën e Jugut, Kazakistanin dhe Ukrainën.
Përditësimi ka filluar gjithashtu të shpërndahet në pajisjet më të vjetra Galaxy, duke përfshirë serinë S21. Edhe disa modele S20 po marrin përditësimin.
Samsung thotë se kërcënimet e sigurisë i trajtojnë shumë seriozisht dhe për të korrigjuar dobësitë kritike të përmendura, përditësimet e sigurisë janë aktuale që nga gushti.
Samsung u rekomandon përdoruesve që të përditësojnë pajisjet e tyre me softuerin më të fundit si zakonisht.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...