Besnik Boletini është tërhequr nga pozita e tij si kryetar dhe anëtar i bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Boletini ka thënë se dorëheqja e tij është pasojë e moszgjidhjes së problematikës lidhur me publikimin e një lajmi të paverifikuar nga mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, i cili pretendonte se disa media në Kosovë janë nën kontrollin e Serbisë.
“Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin” ka shkruar Boletini.
Ai është shprehur se ka bërë përpjekje për t’i dhënë epilog të merituar kësaj situate por që nuk ka arritur të ketë sukses në këtë drejtim, shkruan Indeksonline.
Tutje, ai ka thënë se zvarritja e kësaj situate është bërë me qëllim, duke shtuar se shkeljet janë evidente dhe akoma nuk janë ndërmarrë masa.
Nis numërimi i votave me postë nga diaspora
Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave nga zjarr...
Qytetari nga Ferizaj gjen çantën me para e dokumente persona...
Vjedhje e rëndë në Drenas, grabitet kasaforta me armë, para ...
Man Utd synon ta përforcojë fazën e sulmit me transferimin e...
Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave të zjar...