Parku Nacional “Sharri” ka bërë thirrje publike për ndihmë në shuarjen e zjarrit në pyjet e rrobullit në Oshlak.
Me anë të një njoftimi në Facebook, thuhet se situata është alarmante, shkruan Arbresh.info.
“Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rrezikshmëri të lartë, në pamundësi të intervenimit nga toka, ftojmë të gjitha institucione si KFOR, FSK dhe institucione relevante për intervenim nga ajri me helikopter dhe të ngjashme” , thuhet në njoftimin e tyre.
Ndër të tjera thuhet se gjendja me zjarret po merr përmasa katastrofale dhe me rrezikshmëri të lartë./Arbresh.info/
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...