Një 12-vjeçar ka gjetur një portofol në rrugë me një shumë parash prej 2,500 euro të cilat i ka dorëzuar në stacionin policor në Skenderaj.
Për këtë gjest shembullor, Komuna e Skenderajt e ka shpërblyer Bleartin me mbulimin e shpenzimeve për vitin shkollor 2024/2025, përcjell Arbresh.info.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura e ka prit 12-vjeçarin sot në takim ndërsa ka theksuar se për njerëz si Blerati, kemi shumë nevojë.
“Ky është Blearti! I artë edhe për nga shpirti i tij i pastër që e dëshmon edhe nëpërmjet aktit shembullor, duke i dorëzuar në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro. Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025. Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti! Të lumtë!”, ka shkruar Nura./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...