Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka deklaruar se Irani ka vendosur të sulmojë Izraelin.
Mesazhi i Iranit iu dorëzua Izraelit nëpërmjet ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, i cili telefonoi drejtpërdrejt Katz për të shpjeguar se ai e kishte marrë këtë informacion nga ministri i Jashtëm iranian në detyrë, Ali Bagheri.
“Irani na ka informuar se synon të sulmojë Izraelin”, tha Katz, duke shtuar se “bota duhet të kërkojë një çmim nga Irani për çdo veprim agresiv që kryen”, shkruan The Jerusalem Post.
Në anën tjetër, Izraeli më herët ka njoftuar se do të shqyrtonte e një sulmi parandalues për të penguar Iranin nëse zbulonte prova se Teherani po përgatitej të kryente një sulm.
Teherani dhe grupet e lidhura me Iranin, sikurse Hamasi dhe Hezbollahu, kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Zyrtarët izraelitë nuk kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen./abcnews.al
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër