Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se për bashkatdhetarët nga muaji korrik është hapur edhe “Dritarja për Investime të Diasporës”.
Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri theksoi se përmes kësaj garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Për bashkatdhetarët tanë që po vijnë për pushime në Kosovë e që duan të kthehen në vendlindje, përveç dyerve që i kanë të hapura, nga muaji korrik kemi hapur edhe Dritaren për Investime të Diasporës.
Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Ajo është zgjidhja ndaj vështirësive që mërgata jonë ndërmarrëse ka pasur deri më tani në qasjen në financim në bankat e vendeve ku ata jetojnë, por edhe në bankat tona në mungesë të historikut kreditor.
Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson atyre që të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro nëpër bankat e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre me kapital duhet të jetë së paku 20%. Pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci
Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro.
Vendi ju pret. Kosova ju mirëpret./Arbresh.info
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...