Policia në Gjilan ka raportuar për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Kamenicë, ku një person ka pësuar lëndime.
Viktima ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është ndaluar.
Në vendngjarje janë konfiskuar 14 gëzhoja dhe dy armë zjarri.
Njoftimi i plotë:
Stacioni Policor Kamenicë me datën 28.07.2024 ka pranuar informacion se gjatë një ahengu familjar si pasojë e të shtënave me armë zjarre një person mashkull kosovar ka pësuar lëndime. I njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar i lënduari ka lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar katërmbëdhjetë (14) gëzhoja të armës si dhe dy(2) armë zjarri të kalibrit 9mm, të cilat do të përdorën provë materiale për gjykatën.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari i këtij rasti mashkull kosovar i vitit të lindjes 1971 është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.
Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë’’./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...