“Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i referohet çrrënjosjes totale të Hamasit si një parakusht kyç për një armëpushim në Gaza, por ky objektiv është jorealist”.
Kështu u shpreh para gazetarëve Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në fund të vizitës së tij në Malajzi, shkruan Tass.
“Asnjë perspektivë për t’i dhënë fund kësaj gjakderdhjeje nuk mund të shihet ende. Izraeli, përmes kryeministrit Benjamin Netanyahu, tha në përgjigje të thirrjeve për një armëpushim se nuk do të ndalet derisa të eliminojë plotësisht Hamasin. Sipas mendimit tim dhe shumë kolegëve të mi ndajnë këtë këndvështrim, është një detyrë joreale për të çrrënjosur organizatën që ekziston, e cila ka mjaft kapacitete dhe mbështetje të mjaftueshme, përfshirë edhe në botën myslimane”, deklaroi kryediplomati rus./abcnews.al
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...