Këtë të premte, ministrja e Sportit, Valérie Pécress dënoi “sulmin masiv” kundër rrjetit francez të hekurudhave të shpejtësisë së lartë (TGV) disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, duke e konsideruar atë një përpjekje për të “sabotuar” turneun.
“Të veprosh kundër Lojërave është si të veprosh kundër Francës, kundër fushës tënde, kundër vendit tënd”, tha Amélie Oudéa-Castera, duke folur për televizionin BFM, duke kujtuar se ngjarja ishte përgatitur me “kujdes të madh nga disa qindra mijëra njerëz për pothuajse 10 vjet».
Ministrja i Transportit, Patrice Vergriete, theksoi gjithashtu “pasojat shumë të rënda” të një “vepre kriminale skandaloze” që prek linjat Atlantique, Nord dhe Est, ndërsa presidentja e rajonit të Parisit, Valérie Pécresse foli për “një përpjekje për të destabilizuar Francën” në një ditë të rëndësishme për vendin.
Linjat që u dogjën gjatë natës do të prekin të paktën 250,000 udhëtarë këtë të premte. Linjat e prekura janë ato në veri (të cilat përfshijnë akset TGV për në Londër, Bruksel, Amsterdam dhe Gjermani), Perëndim (Brittany, Bordeaux) dhe Lindje (Strasburg, Frankfurt)./Ss
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...